Limaj zotohet: Fokus imi, do të jenë qytetarët që kanë nevojë për dorën e shtetit
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD ka thënë se asnjë nga kandidatët për kryeministër vendi nuk është me komeptent se ai për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës.
Limaj në takim me struktura të Nismës Socialdemokrate në Shtime, ka shpalosur programin qeverisës për zgjedhjet nacionale dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ndër të tjera ka përmendur paketë sociale ku do të përfshihen të pensionistët dhe të gjithë ata njerëz që s’kanë mundësi dhe kanë nevoje për dorën e shtetit.
Limaj ftoi qytetarët e kësaj komune që t’i mbështesin kandidatët e kësaj zone, sepse siç tha ai, asnjë prej tyre kurrë nuk do të votojë kundër interesave të vendit.
“Po futemi në një moment të rëndësishëm të këtij procesi zgjedhor, i cili ka me përcaktuar qartë kahen e vendit tonë për disa vite, ose për 100 vitet e ardhshme. Është shumë e mundur që parlamenti që do të votohet më 6 tetor do të votojë marrëveshjen me Serbinë. Shumë e mundur që qeveria e cila do të del nga këto zgjedhje do të negociojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Andaj, kjo nënkupton që duhet të jeni të kujdesshëm kë po e votoni”, theksoi Limaj.
Kandidati për deputet nga dega në Shtime, Fehmi Hysenaj theksoi se do të jenë zëri i punëtorit dhe qytetarit të Kosovës për të drejtat e tyre socio-ekonomike.
Ai pati edhe fjalë të mira për liderin e partisë së tij.
“Qytetarët e Kosovës mjaftueshëm e kanë parë që në situatat e ngërçit politik, Fatmir Limaj është i vetmi lider politik që gjen zgjidhje dhe bashkëpunon me të gjithë subjektet si dhe me faktorin ndërkombëtar për interesin e përgjithshëm, sepse në diskursin e tij e ka lënë derën hapur kudo”, theksoi Hyseni.Kandidatë për deputet nga komina Shtimes, janë Femhmi Hysenaj, Zejnie Veliu, Hyzer Gashi dhe Naim Asllani.
