Limaj zotohet se do të nxjerrin ligj për të sanksionuar ata që mohojnë gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti politik që ai e drejton me kauzën e saj në mbrojtën e vlerave kombëtare zotohet para qytetarëve të Kosovës se një nga veprimet e para që do t’i ndermarrë do të jetë miratimi i Ligjit për dënimin e gjithë atyre që mohojnë gjenocidin serb të shkaktuar në Kosovë.
Në një video mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i Nismës ka thënë se kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjë për viktimat e terrorit dhe gjenocidit serb që ka ushtruar në Kosovë ndaj qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, grave dhe pleqve.
“Të gjithë ata që gënjëjnë dhe tentojnë ta devijojnë historinë e dhimbshme, tragjike, por edhe krenare të Kosvës duhet të sanksionohen me ligj, prandaj një nga iniciativat e para do të jetë miratimi i Ligjit kundër gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe masakrat, që ka shkaktuar Serbia në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në videomesazhin e Limajt.