Limi merr vendim të rëndësishëm për raportin me Dolcen
Limi sonte ka bërë një deklaratë që ka tronditur raportin e tij me Dolcen.
Ai ka bërë të ditur se ka vendosur ta pauzojë marrëdhënien me të, duke theksuar se ky është një hap i menduar mirë.
Gjatë bisedës me Albes, Limi u shpreh se këtë vendim po e merr pikërisht për Dolcen, duke i lënë asaj dy mundësi të qarta: ose të largohet përgjithmonë nga jeta e tij, ose të afrohen edhe më shumë mes vete.

