75 Mall Live Search
11:17 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limonata pas grushtave, si gënjyen drejtorët e ministrisë pak orë pasi u rrahën

Indeksonline ka raportuar dje ekskluzivisht për një rrahje që ka ndodhur dje në ambientet e punës në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Dy drejtorë që mbajnë mbiemër të njëjtë, Ilir Morina, që është drejtor i Agjensisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Fatmir Morina, që është drejtor i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” janë përleshur fizikisht në orët e mesditës së djeshme.

Të frikësuar nga suspendimi i mundshëm apo masat e tjera ndëshkuese, dy drejtorët që u grushtuan në zyret e ministrisë, tentuan që të demantojnë lajmin më një foto farsë.

Ilir Morina publikoi një fotografi me Fatmir Morinën duke pirë limonadë, ndërsa me statusin në Facebook tha që lajmi është spekulim dhe i pavërtetë.

Por, Indeksonline ka siguruar edhe emailin zyrtar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor që përgënjeshtron Morinët me muskuj.

Emaili i siguruar nga Indeksonline konfirmon përleshjen fizike të dy drejtorëve dhe me anë të tij kërkohet që dëshmitarët e rastit të japin deklaratat me shkrim.

Ky email është dërguar në orën 13:14 minuta, disa minuta pas rrahjes. Poashtu, në këtë email bëhet e ditur se në momentin e rrahjes kanë qenë pesë persona prezent.

Indeksonline uron dy drejtorët që të harrojnë të kaluarën, të i shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe që nga sot të pijnë limonadën e merituar freskuese. /Indeksonline/