Limonata që largon ankthin dhe stresin
Shafrani është bimë e cila është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze dhe atë Ayurvedic me shekuj të tërë, ndërkaq edhe shkenca e sotme dëshmon se është një prej ilaçeve më të fuqishme natyrale.
Vetitë e veta të forta mjekësore mund të përdoren për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë aneminë, kancerin, sëmundjen e Alzheimerit, gurët në fshikëz, gripin, diabetin, diarrenë, hemorroidet, inflamacionin e nyejve, osteoartritin, bronkitin, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, arterosklerozën, etj.
Përveç kësaj është dëshmuar shkencërisht se shafrani përmirëson shëndetin mendor, pasi përbërësi i vet kryesor, curcuma përmirëson disponimin, largon stresin dhe trajton depresionin. Ekspertët e mjekësisë alternative thonë se ju mund ta bëni vet një limonadë shafrani në shtëpi në mënyrë që të ulni stresin dhe trajtoni ankthin.
Përbërësit:
Katër lugë gjelle rrënjë e freskët shafrani
Gjysmë gote lëng të freskët limoni
Pesë gota ujë
Tri lugë gjelle mjaltë
Dy lugë çaji xhenxhefil
Përgatitja:
Vloni ujin, përzieni xhenxhefilin dhe shafranin në një kavanoz qelqi, ndërkaq hidhini sipër ujin e vluar dhe lëreni ashtu për pak minuta dhe më pas shtojini mjaltin. Përziejeni dhe pastaj shtoni lëngun e limonit. Lëreni të ftohet dhe shijojeni.