09:06 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Lind afgani i parë në Kosovë, SHSKUK jep detaje

Një shtetase afgane, me inicialet S.F., 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë.

Kështu njoftoi SHSKUK përmes një njoftimi në Facebook./IndeksOnline/