Lind foshnja mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle bëhen prindër të një djali
Dukesha e Sussex ka sjellur në jetë fëmijën e parë.
Duka dhe Dukesha kanë mirëpritur në jetë një djalë të shëndetshëm i cili peshon 3 kilogram dhe 17 gramë, ka njoftuar Buckingham Palace.
Deklarata e shkurtër nga Buckingham Palace konfirmoi se bashkëshorti i saj, Princi Harry ishte pranë saj gjate lindjes.

Duke folur nga Windsor, Duka i Sussex tha: “Unë jam shumë i emocionuar të njoftoj se Meghan dhe unë kemi një djalë të vogël këtë mëngjes, një djalë shumë i shëndetshëm, unë jam tepër krenar për gruan time “.
Gjinia e foshnjës ishte mjafte entuziazmuese për qiftin, për shkak se ata kishin zgjedhur që të ishte surprizë derisa fëmija të vinte në jetë./Indeksonline/