20:37 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lind viçi me madhësinë e një mace

Ditë më parë ishte bërë kryetemë e mediave një lopë gjigante në Australi.

Ajo peshonte mbi 1,400 kilogramë dhe për shkak të madhësisë pronarët pohonin se nuk kanë mundur ta shesin për eksport.

E kundërta e saj tani është ky viç i cili afërsisht ka madhësinë e një mace. Viçi i vogël për momentin është në Kolegjin e Veterinarisë së Mississipit, ku për të po kujdesën mjekët, studiuesit dhe studentët.

Hulumtuesit në universitet elaboruan se viçi ka lindur para kohe.

Pas mbërritjes në universitet, gjendja e viçit u përmirësua. Ai nuk ka nevojë për një tub ushqimi ose oksigjen terapeutik, shpjegoi veterinari Grissett . Ai ka rrip metalik në këmbët e tij, pasi kockat e tij nuk janë zhvilluar ende plotësisht. /IndeksOnline/

Temat: