22:21 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Linda Halimi përkrah burrit të saj, e lumtur që morri shtetësinë amerikane

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi njihet për publikun shqiptarë për këngët që ajo ka sjellë ndër vite.

Por më shumë ajo ishte bërë ‘target’ i mediave rozë për shkak të martesës së saj me reperin ‘Big D’, duke u gjykuar për zgjedhjen e saj, shkruan Indeksonline.

Por këtyre kritikave, ajo duket se nuk ua ka vënë veshin dhe vazhdon të ekspozohet e lumtur pranë bashkëshortit dhe vajzës së tyre.

Madje së fundmi ajo ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë finale të ‘betimit të shtetësisë’, duke thënë se më në fund është një shqiptaro-amerikane.

Betimi i shtetësisë është një betim i bërë nga emigrantët që zyrtarizon zyrtarisht shtetësinë e atij vendi. /Indeksonline/