19:09 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Linda Halimi u prezantua sot në Këngën Magjike

Lindita Halimi sot ka prezantuar këngën e saj konkurruese në ‘Kënga Magjike 2019’.

Halimi e cila ka marrë pjesë edhe më herët në festival, po rikthehet me këngën ‘Want my love’.

Lindita e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2017, por nuk ka hyrë në finale.

Ajo është ndër këngëtaret e para që prezanton këngën e saj në edicionin e sivjetmë të festivalit të njohur shqiptar.