14:43 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / AR

“Linda për së dyti”, urimi emocional i Getit për ditëlindjen e vajzës

Dita e sotme është festë e madhe në familjen e reperit kosovar Getoar Selimi.

Vajza e tij, Marget feston ditëlindjen e parë dhe urimi emocional nga ana e reperit nuk mungoi.

Duke publikuar një imazh ku shihet duke mbajtur në duar të bijën, ai tha se ditën kur erdhi në jetë vajza, ka lindur për së dyti.

Postimi i plotë:

Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti.
Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!
Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!
“./Indeksonline/