12:50 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lindi 368-gramëshe, mbijeton mrekullisht foshnja

Një foshnjë që lindi me peshë rreth 368 gramë ka mbijetuar mrekullisht.

Kallie Bender lindi para kohe dhe ishte vetëm 25 -javëshe.

Ajo ishe aq e vogël saqë unaza e martesës së babait të saj i qëndronte si një byzylyk i madh në dorë.

Por Kallie sfidoi çdo shans, pasi mjekët u thanë prindërve, Ebonie e Dameon, se ajo mund të mos mbijetonte.

Dhe 5 muaj pas lindjes, vajza është nxjerrë nga spitali të hënën. Ajo tani peshon 3.1 kg. Mjekët thonë se vogëlushja tani po “lulëzon” pasi qëndroi në kujdes intensiv 21 javë.