Lindi vajzën me shanse 50/50 për të jetuar, shikoni përmirësimin e vajzës (Foto)
Një gruaje që sapo kishte lindur vajzën e saj, i ishte thënë se zorrët dhe shpretka e vogëlushes kishin gjatë pjesës së gjoksit, gjatë lindjes së saj.
Mjekët kishin thënë se vajza kishte shancë 50 me 50 për jetën, transmeton Indeksonline.
Pasi qëndroi në tubacione për një kohë, mjekët i thanë prindërve se një mushkëri vogëlushja e kishte më të vogël. Ajo nevojitej që të dërgohej në një vend me kujdes maksimal.
“Mushkëria e majtë nuk kishte arritur të rritej, ishim lodhur nga tentimi për të shpresuar se shanset janë në anën tonë. Mundoheshim të qëndronin pozitiv, por ekzistonte frika”, është shprehur babai i vajzës, transmeton Indeksonline.
Pas qëndrimit 9 javor në spital, mjekët kishin arritur t`ia mundësonin vogëlushes frymëmarrjen normale. Kjo ishte një shenjë se gjithçka do të bëhej mirë.
Dhe, ashtu ndodhi. Vogëlushja Mabel nisi të përmirësohej dukshëm dhe shpejt. Ajo tani ka mbushur një vjet dhe nuk ka probleme./Indeksonline/