14:08 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Lindin 16 fëmijë këtë 1 Janar në Shqipëri, i pari djali i gazetares shqiptare (Video)

Fëmija i parë i vitit 2018 ka qenë djalë dhe ka lindur në Tiranë, rreth orës 00:00 e 10 sekonda. Lael është djali që ka ardhur në jetë vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018. Një video e ardhur në redaksinë e Ora News, tregon momentin kur fëmija vjen në jetë me operacion. Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe peshon plot 4 kg e 100 gram. Bebja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë dhe eshte djali i gazetares Silvana Muca. Ajo e ka ndare vete lajmin ne rrjetet sociale ku shkruan: “Dhuratë më të bukur nuk mund të merrja për këtë Vit të Ri 2018. Faleminderit që erdhe mes nesh Lael!”

Fëmija i parë i vitit 2018 ka qenë djalë dhe ka lindur në Tiranë, rreth orës 00:00 e 10 sekonda. Lael është djali që ka ardhur në jetë vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018. Një video e ardhur në redaksinë e Ora News, tregon momentin kur fëmija vjen në jetë me operacion. Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe peshon plot 4 kg e 100 gram.

Bebja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë dhe eshte djali i gazetares Silvana Muca. Ajo e ka ndare vete lajmin ne rrjetet sociale ku shkruan: “Dhuratë më të bukur nuk mund të merrja për këtë Vit të Ri 2018. Faleminderit që erdhe mes nesh Lael!”