Lindin trinjakët pozitivë me Covid-19, njëri vendoset në ventilator

Një nënë nga Meksika ka lindur trenjakë, dy djem dhe një vajzë. Ata kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 që në momentet e para të lindjes.
Një nga djemtë dhe vajza janë asiptomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa foshnja tjetër ka shfaqur probleme dhe është vendosur në ventilator.
Ekspertët e shëndetit po e shqyrtojnë këtë rast shumë të rrallë dhe po përpiqen të kuptojnë se kur janë infektuar me koronavirusin, gjatë momentit që ata lindën apo nga placenta e nënës gjatë shtatëzanisë.
Sekretarja e Shëndetit e San Luis Potosi, Monica Rangel, tha se duket shumë e pamundur që foshnjat ta kenë marrë koronavirusin pas lindjes, por është një rast që duhet të hetohet dhe studiohet.