01:10 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

Lindita, banorja e fundit që u fut sonte në Big Brother VIP Kosova

Konkurrentja e fundit por jo më pak e rëndësishme e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është këngëtarja e njohur Linda Halimi – Lindita.

Halimi i është bashkëngjitur kastit të ri të BBVK-së, derisa si emër gëzon reputacion falë repertuarit të saj të pasur me këngë të shumta, dhe pjesëmarrje në kompeticione me nam, në Kosovë e Amerikë.