Lindita futet në shtëpinë e re

Një moment i veçantë për këngëtaren shqiptare Lindita Halimi, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një nga gëzimet më të mëdha personale.
Artistja që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara është zhvendosur në një shtëpi të re bashkë me bashkëshortin Davon dhe vajzën e tyre, Kaimana.
Në videon e postuar në rrjete sociale, Lindita shihet duke hapur shampanjën përpara derës së shtëpisë së re, teksa e rrethuar nga familja shfaqet e lumtur dhe plot emocione.
“Nuk ka rëndësi çfarë ke, por me kë e ndan,” ka shkruar ajo, duke e shoqëruar momentin me një ndjesi mirënjohjeje e dashurie.
Ndërkohë, Lindita mbetet aktive edhe në muzikë. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e re “Dreamin’ on my head”, që tashmë mund të gjendet në të gjitha platformat digjitale, duke dëshmuar se përveç arritjeve personale, po vazhdon me përkushtim edhe rrugëtimin artistik.