75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Lindje private e Dukeshës? Nuk do të thyhet protokolli

Në pak ditë pritet që Dukesha Meghan Markle sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas mediave të huaja pak kohë më parë u bë e ditur se Meghan dhe Harry preferojnë që lindja e fëmijës së tyre të jetë private, duke mos ndjekur traditat siç ka bërë çifti tjetër mbretëror Princ William dhe Kate Middleton.

Sipas revistës “People” pallati mbretëror Buckingham ka lajmëruar se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se ata do e bëjnë të ditur çastin kur Dukesha do sjellë në jetë fëmijën e saj.

Gjithashtu Harry dhe Meghan do të realizojnë edhe setin fotografik bashkë me fëmijën e tyre në kështjellën Windsor. Ndonëse këto kanë qenë kërkesa të Dukeshës Meghan, Pallati Mbretëror ka vendosur që këtë herë nuk do të thyhet protokolli dhe do të vijohet sipas traditës.