Lindon Emërllahu në stilin e një sulmuesi, shënon gol të bukur dhe ia siguron fitoren Cluj-it

Skuadra e CFR Cluj ka shënuar fitore 2:1 ndaj Hermannstadtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Rumanisë.
Golin e fitores për ekipin e Clujit e shënoi mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, shkruan Indeksonline
Emërllahu shënoi një gol tejet të bukur në stiline një sulmuesi në minutën e 55’të.
Ky ishte goli i tij i tretë në ligë këtë sezon, plus një asist./Indeksonline/