Lindon Emërllahu shënon tjetër gol në kampionatin rumun (VIDEO)
Lindon Emërllahu po vazhdon me formë fantastike në kampionatin rumun.
Mesfoshori 22-vjeçar, mbrëmë shënoi edhe një gol e fanellën e CFR Cluj, shkruan IndeksOnline.
Emërllahu gjeti golin në ndeshjen ndaj Dinamo Bukureshtit, edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultat 2-1.
Ky ishte goli i katërt sezonal për yllin kosovar, krahas edhe dy asistimeve./IndeksOnline/

