Lindon Emërllahu zyrtarizohet te CFR Cluj

Mesfushori kosovar, Lindon Emërllahu, ka bërë hapin e madh në karrierë.
Lojtari më i mirë në Kosovë i vitit 2024 do të vazhdojë karrierën e tij te gjiganti rumun, CFR Cluj.
Te Cluji, do të luajë përkrah ish-bashkëlojtarit të tij te Ballkani, Meriton Korenica.
Cluji, pagoi rreth 800 mijë euro për yllin 20-vjeçar dhe Ballkani, pritet të fitojë 15% në rast të shitjes së tij në të ardhmen./IndeksOnline/