20:49 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Lindsey Vonn ngrit temperaturat nga karantina

Njëra nga sportistet më seksi në botë, Lindsey Vonn ka treguar se si ajo po kalon në këto ditë të pandemisë COVID-19.

Në të gjithë botën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, janë pezulluar garat sportive, janë mbyllur kafenetë, restaurantet, kinemat si dhe palestrat.

Dhe me këtë situatë është duke u përballur edhe skiatorja amerikane.

Ajo ka shkruar në rrjetin social ‘Instagram’ se si po e kalon kohën në izolim.

Image

“Unë shkova në punë, por tani jemi izoluar. Për fat të mirë, dielli nuk dështon kurrë. Qëndroni të sigurtë, të gjithë”, ka shkruar Lindsey Vonn në një foto nga plazhi.

Në këtë fotografi, ajo ka treguar asetet e saj fenomenale, duke vënë në plan të parë gjoksin.

Ndryshe, asaj i pëlqen të postojë shpesh fotografi seksi në rrjetet sociale.