75 Mall Live Search
15:37 / E Premte, 06 Mars 2026 / L A

Lingard bëhet me klub të ri, i bashkohet gjigantit brazilian

Jesse Lingard është bërë me klub të ri pas largimit nga FC Seoul.

Ai do ta vazhdojë karrierën në Brazil, ku do t’i bashkohet gjigantit të këtij vendi, Corinthians.

Anglezi, do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me Corinthiansin ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Memphis Depay.

Ai bëri 67 paraqitje me klubin e tij të fundit, Seoul ku shënoi 19 gola dhe 10 asiste./IndeksOnline/