23:32 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lingard i lumtur me kualifikimin në çerekfinale

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man United dhe LASK, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Evropa Ligë.

Ndeshja ishte shumë interesante, ku të parët shënuan mysafirët përmes Wiesinger në minutën e 55’të të takimi, por nuk vonoi shumë Lingard 57′ dhe Martial në minutën e 88′ vulosën fitoren dhe plasmanin në 1/8 e me të mirëve.

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe Lingard ku tha se ndihet i lumtur dhe se dëshira e tij është të shënojë më shumë gola.


“Dua të shënoj gola këtë sezon dhe shpresoj këtë ta realizoj në sezonin tjetër”, tha fillimihst Lingard.

“Unë isha duke shijuar lojën dhe me pëlqejnë ndeshjet e futbolli. Ndjehesha sikur mund të shënoja më shumë sot, por vendimi i menaxherit është i prerë dhe unë qëndroj pranë këtij.”

“Kur nuk je në gjendje të duhur mendore Futbolli heq mendjen nga gjithçka. Unë dua të luaj futboll dhe të luaj për Manchester United”, përfundoi ai.