Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Vuçiq: Serbia, e gatshme për nisma të tilla, për t’i afruar njerëzit e Ballkanit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se i është mirënjohës ambasadorit amerikan të dërguar për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert Cobrien.
Ai tha se është mirënjohës ndaj të dyve për rolin e tyre kritik në ndihmën për të krijuar fluturime të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Indeksonline.
“Serbia është e gatshme të ndjekë më shumë nisma të tilla, për t’i afruar njerëzit e Ballkanit, “tha Vuçiq për marrëveshjen e djeshme të aviacionit, ku mundësohet operimi i kompanisë “Lufthansa” nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas.
Pas kësaj, Grenelli ka falënderuae Vuçiqin.
“Faleminderit zoti president!. Ne jemi mirënjohës për angazhimin dhe miqësinë tuaj!”, ka theksuare Grenelli.
Lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke e parë si një hap të madh drejt fitores./Indeksonline/