75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Linjat jashtë funksionit, Stacioni i Autobusëve në Pejë pa asnjë njeri!

Qytetarët janë duke respektuar maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës që të qëndrojnë nëpër shtëpi, në mënyrë që të mbajmë sa më larg mundësinë e të infektuarit me koronavirus.

Tashmë në vend janë pesë raste të konfirmuara me COVID-19, por që mundësia për t’u rritur numri është ende prezente.

Por tashmë jashtë funksionit janë edhe linjat e autobusëve në shumë prej qyteteve.

Pejën përpos që ka mbuluar qetësia në qendër, njësoj është edhe tek Stacioni i Autobusëve.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet se linjat e autobusëve janë funksionit dhe askush nuk gjendet në stacion.

Kësisoj çdokush po mundohet të kontribuojë në mbajtjen larg të këtij virusi që tash e sa javë ka shqetësuar gjithë njerëzimin./Indeksonline/