Linjë e re e transportit të udhëtarëve Prishtinë-Graçanicë

Sot është nënshkruar marrëveshje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës, për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.
Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka njoftuar se është vendosur për këtë linjë të transportit:
Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët: “Mon Balaj”, “Fahri Fazliu”, “Ilir Konusheci”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Gjorgj Bush”, Bulevardi “Bill Clinton”, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, “Jusuf Gërvalla”, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë.
Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë.