Lionel Messi ftohet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, do të nderohet me një çmim special

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi është ftuar sonte në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Siç raportohet, lojtari i Inter Miamit do të nderohet me një çmim special, shkruan Indeksonline
Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë shkruhet për suksesin e Messit dhe për mbështetjen e tij ndaj fëmijëve në gjithë botën me fondacionin e tij.
Andaj, ky çmim është mëse i merituar për lojtarin e Argjentinës. Që në të vërtetë ka vlerë të madhe si një i huaj në SHBA.
Kujtojmë që Lionel Messi me Inter Miamin ka kontratë deri në fund të këtij viti./Indeksonline/
🚨 – BREAKING: Lionel Messi will get honored by Joe Biden at the White House TONIGHT!
— TheEuropeanLad (@TheEuropeanLad) January 4, 2025
🚨 – The White House states: "Lionel Messi is the most decorated player in the history of professional football. He supports health and education programs for children worldwide through his… pic.twitter.com/sXZ8Z4aWQf