75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Lionel Messi ka më shumë kartona të verdhë e më pak gola se Sergio Ramos këtë sezon

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka pasur një stërt të mirë në La Liga këtë sezon.

Nga gjashtë ndeshje sa i ka zhvilluar, ai ka shënuar vetëm një gol dhe atë nga penaltia, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka dy gola pas shtatë ndeshjeve në La Liga këtë sezon.

Më e çuditshme është se Messi këtë sezon ka dy kartonë të verdhë, kurse Ramosi vetëm një./Indeksonline/