Lionel Messi nuk e lejoi futbollistin e Tottenhamit të transferohet te Barça
Gazeta spanjolle ‘El Desmarque’ pretendon se Real Madridi ka qenë i interesuar për transferimin e Eriksen mirëpo futbollisti preferoi të transferohet te Barcelona.
Po ashtu edhe katalunasit ishin afër të nënshkruanin me futbollistin mirëpo kjo marrëveshje nuk u bë për shkak që Messi nuk dëshironte që ai të transferohej te Barcelona, transmeton Indeksonline
Kjo pasi që Messit i dukej se Eriksenit i mungonte karakteri për të luajtur te Barcelona.
Për këtë arsye Barcelona heki dorë nga transferimi i futbollistit. Mirpo Eriksen ende dëshiron të transferohet nga Tottenham, por gazeta spanjolle pretendon se Real Madridi dhe Barcelona nuk do të bëjnë ofertë për futbollistin./Indeksonline/.