75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / Gj. Sh

Lionel Messi rikthehet me gol për Inter Miamin (VIDEO)

Lionel Messi është rikthyer me gol për Inter Miamin, pas lëndimit që pësoi javë më parë.

Sulmuesi argjentinas nuk luajti në tre ndeshjet e fundit, derisa mbrëmë shënoi golin e dytë në fitoren 0-2 ndaj Cavalier, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kampionëve të Amerikës së Jugut, shkruan IndeksOnline.

Messi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, duke e zëvendësuar Luis Suarizin, derisa shënoi gol në minutëne 90+2.

37-vjeçari ka shënuar pesë gola këtë sezon, i cili ka filluar në muajin janar./IndeksOnline/