Lionel Messi rikthehet në Barcelonë

Futbollisti i Paris SG, Lionel Messi është rikthyer në qytetin e Barcelonës.
Messi do ta shpenzoj fundjavën në shtëpinë e tij në Castelldefels, transmeton Indeksonline.
Argjentinasi u largua në këtë verë nga Barcelona për në drejtim të PSG-së.
Klubi katalan për shkak të problemeve ekonomike nuk arriti ta mbaj në klub Messin.
Messi ishte pjesë e Barcelonës dhe grupmoshave të saj për afro 20 vjet./Indeksonline/