75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 15 Maj 2025 / G T

Lionel Messi u nervozua me gjyqtarin, nuk i ndali faul në minutat e fundit

Skuadra e Inter Miamit ka barazuar 3:3 ndaj San Jose, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në MLS.

Messi dështoi të shënonte gol edhe pse kishte shumë raste të mira, shkruan Indeksonline

Në minutat e fundit, ylli argjentinas u bë tejet nervoz me gjyqtarin.

Messi u faulua afër zonës së 16-metërshit, por gjyqtari nuk e ndali faul dhe ishte një mundësi e artë për ta bërë rezultatin 3:4.

Inter Miami me këtë barazim shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e 5-të./Indeksonline/