75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Lioni del me njoftim zyrtar për Shaqirin

Drejtuesit e Olympique Lyonnais dhe trajneri Peter Bosz kanë rënë dakord me kërkesën e Xherdan Shaqirit për të hyrë në bisedime me një klub të MLS.

Lajmi konfirmohet nga skuadra e Lionit.

Për pasojë, mesfushori zviceran nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë nesër mbrëma drejt Monakos në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1.

Shaqa raportohet se ka marrëvshje me Chicagon./Indeksonline/