75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Lipjan, 13 vjeçarja bie nga kati i pestë

Një vajzë 13 vjeçare nga qyteti i Lipjanit ka rënë nga kati i pestë.

Fatmirësisht, ajo ka arritur të shpëtoj vetëm me disa lëndime trupore.

Ky incident ka ndodhur në rrugën “Isa Olluri”. E mitura pas incidentit ishte në gjendje të flas, transmeton Indeksonline.

Ajo është dërguar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.  Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Nga ky rast të tronditur kanë mbetur banorët e lagjes./Indeksonline/