Lipjan/ Arrestohet i mituri, në banesën e tij policia gjen të miturën që ishte zhdukur

Në natën e së dielës, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj një të mitur në komunën e Lipjanit, brenda banesës së të cilit ishte gjetur një e mitur, për të cilën familjarët e tij kanë raportuar se ishte zhdukur nga shtëpia, transmeton IndeksOnline.
Siç njofton policia e urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje./IndeksOnline