75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / MSH

Lipjan: Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi një femër

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka dhunuar një femër, shtetase e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 5 të mëngjesit, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.]

Rasti u iniciua si “dhunim”./IndeksOnline/