75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Lipjan/ Arrestohet një person, kërcënoi me vdekje bashkëshorten e tij

Një person është arrestuar në pasditen e djeshme në Lipjan.

I arrestuari kishte kërcënuar verbalisht me vdekje bashkëshorten e tij, transmeton Indeksonline.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/