75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 09 Maj 2021 / OSH

Lipjan, dy persona frikësojnë një të mitur, e gjuajnë me revole me gaz

Në mesnatën e së shtunës, dy persona, ende të panjohur, kanë gjuajtur me revole gazi në drejtim të një të mituri.

Sipas raportit të Policisë, dy të dyshuarit fillimisht e kishin provokuar të miturin pastaj kishin shtënë në drejtim të tij.

Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të revoles me gaz. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit./Indeksonline/