75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / k.v

Lipjan/ E rrahin burrin e motrës, e bëjnë për spital

Dy të dyshuar janë arrestuar në Lipjan për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 17 e 15 minuta, transmeton IndeksOnline.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë të kalibrit 9mm.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/