75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / MSH

Lipjan, gjendet pa shenja jete një person në veturën e tij

Një person, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur dje në Lipjan, rreth orës 19:53.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit, ndërkaq me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime.

Lipjan 25.12.2021 – 19:53. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një mashkull kosovar, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa  me vendim te Prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime” shkruan Policia në raportin e saj.