75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / OSH

Lipjan, gjendet vetura e një personi të zhdukur, familja në kërkim të tij

Policia e Kosovës dje e ka gjetur një veturë të zhdukur në fshatin Janjevë në Lipjan.

Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur, transmeton Indeksonline.

Pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/