10:57 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Lipjan, grabiten 600 euro në pompë të benzinës dhe kërcënohet me thika punëtori

Mbrëmë, rreth orës 20:46 në fshatin Banullë të Lipjanit, është grabitur një pompë e benzinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, hajnat kanë arritur të marrin 600 euro para të gatshme, transmeton Indeksonline.

Punëtori që ishte  në ndërrim gjatë asaj kohe, është kërcënuar me thika nga hajnat.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe punëtori nuk është i lënduar./Indeksonline/

Foto ilustrim