Lipjan: Gruaja denoncon burrin për dhunë fizike, i dyshuari arratiset

Një grua në Lipjan ka raportuar në polici, se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, pas një mosmarrëveshje në familje.
Ngjarja ka ndodhur të premten, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është në arrati, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.