08:55 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / OSH

Lipjan- Hyjnë në marketin e pompës së benzinës e bëjnë ‘kërdi’/ Vjedhin para, cigare e ushqim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që i njëjti bashkë me një tjetër duke përdorur forcën kishin hyrë në marketin e pompës së derivateve ku kishin vjedhë 200 euro para të gatshme, cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro, raporton IndeksOnline.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/