Lipjan: I digjet stalla me ushqim bagëtish, bashkë me 2 makina elektrike

Në fshatin Ribar i Madh, në Lipjan, është raportuar për djegien e një stalle me ushqim bagëtish e në të cilën ndodheshin edhe dy makina elektrike.
Siç raporton policia në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për dëme në njerëz. /IndeksOnline/