Lipjan, nxënësit shesin ushqimet, paratë u dedikohen personave në nevojë
Në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Luma” në Komunën e Lipjanit është shënuar sot Muaji i Solidaritetit.
Nën moton: “Dora ime e vogël, lë shenjë të madhe” nxënësit e kësaj shkolle përgatitën ushqime nga më të ndryshmet, ndërsa paratë e grumbulluara do t’u dedikohen personave në nevojë, raporton Indeksonline.
Muaji i Solidaritetit ka vazhduar gjatë tërë këtij muaji./Indeksonline/








