75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Lipjan- Shkon në bankë dhe deponon 500 euro fals

Drejtori i një filiale banke në Lipjan, ka raportuar në Polici se një person ka deponuar 500 euro false.

Policia me të marrë informatën ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa kartëmonedha është konfiskuar.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 25.01.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i një filiali banke, ka raportuar se një i dyshuar mashkull ka deponuar një shumë parash, ku një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, raporton policia.