75 Mall Live Search
09:24 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Lipjan, sulmohen me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Lipjan është hapur rasti “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, pasi dyshohet se persona të panjohur kanë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

RREZIKIM I SIGURISË SË AVIACIONIT CIVIL /Lipjan 21.08.2021 – 20:39. Raportohet se nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.