75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 09 Janar 2023 / MSH

Lipjan: Sulmon policin, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar dje në Lipjan, pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari sulmoi zyrtarin policor, pasi ai i kishte kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit, për shkaktim të kundërvajtjes në trafik.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.

Rasti ësthë inicuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.